Klasa e pestë
- Mjedisi i jetesës dhe i punës
- Trafiku
- Edukimi teknik dhe digjital
- Burimet dhe prodhimi
- Modelimi konstruktiv
Librat digjitalë për klasat V–VIII dhe Seksionin e Trafikut: mësime të ilustruara, aktivitete interaktive, kuize, fjalor dhe projekte, sipas planprogramit të vitit shkollor 2026/2027.
Çdo klasë ka librin e vet me ngjyrën e vet. Hape në telefon, tablet ose kompjuter, pa instaluar asgjë.
Katër hapa të thjeshtë për nxënësit.
Në faqen e parë të librit shkruaj emrin dhe paralelen. Libri të përshëndet dhe e mban mend ku mbete.
Zgjidh temën dhe mësimin. Lexo shpjegimin, shiko ilustrimet dhe zgjidh aktivitetet.
Në fund të çdo mësimi ka një kuiz. Shiko menjëherë sa e mësove dhe ndiq përparimin tënd.
Te "Rezultatet e mia" kopjo rezultatet dhe dërgoja mësimdhënësit. Në fund të vitit merr certifikatën.
Librat ndjekin planin vjetor dhe operativ të lëndës. Çdo mësim ka kutinë "Për mësimdhënësin" me llojin e orës, format, metodat, rezultatet e të nxënit dhe korrelacionin nga plani operativ.
Librat digjitalë të lëndës Teknika dhe Teknologjia për klasat V–VIII dhe Seksioni i Trafikut janë hartuar nga Prof. Ilir Abdullahu, mësimdhënës në shkollën fillore “Naim Frashëri”, Bujanoc, sipas planeve vjetore dhe operative për vitin shkollor 2026/2027.