Rezultatet ruhen vetëm në këtë pajisje, në shfletuesin tuaj. Nuk dërgohen askund.
Si punohet me librat digjitalë në klasë
- Përgatitni orënTe "Plani i orëve" zgjidhni klasën dhe orën. Butoni "Hap" e hap mësimin e saktë. Te kutia "Për mësimdhënësin" gjeni llojin e orës, format, metodat dhe rezultatet e të nxënit nga plani operativ.
- Ndani lidhjenÇdo orë ka lidhjen e vet (#ora-1, #ora-2…). Vendoseni në ditarin online ose printoni kodet QR, që nxënësit ta hapin mësimin me telefon.
- Punoni në klasëNxënësit lexojnë, dëgjojnë mësimin me zë, zgjidhin aktivitetet dhe kuizin. Për punë me letër printoni fletën e punës A4. Zgjidhjet i keni në faqe të veçantë.
- Mblidhni rezultatetNxënësi shtyp "Kopjo rezultatet" dhe jua dërgon. Ngjitini te "Rezultatet e klasës" dhe merrni tabelën e klasës, të cilën mund ta hapni në Excel.
- Pa internetPasi hapen një herë, librat punojnë edhe pa internet. Në telefon mund të instalohen si aplikacion nga "Cilësimet e leximit".
- PrivatësiaLibrat nuk kanë llogari dhe nuk mbledhin të dhëna. Emri dhe përgjigjet ruhen vetëm në pajisjen e nxënësit.